Këlliçi: Nuk kam folur dhe nuk kam shkëmbyer informacion me Ahmetajn, vërtetoi ato që denoncova
Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se nuk ka kontaktuar kurrë me Arben Ahmetajn.
Këlliçi: Mu duk si një lojë për të përhapur ato thashethemnajat për komunikimet e fshehta dhe të lënit me nënkuptime të disa mesazheve politike për kolegët dhe kundërshtarët. Jo më kot pas pak ditësh jam sulmuar dhe kërcënuar publikisht nga Baton Haxhiu sepse sipas tij nga informacionet i kam nga Ahmetaj.
E deklaroj me përgjegjësi se me Ahmetajn nuk ka patur kontakt dhe nuk kam shkëmbyer ndonjëherë inflacione, apo me njerëz të lidhur me të. Ai faktoi gjërat që ne kemi dokumentuar prej muajsh tashmë.

