Këlliçi në Kongresin Amerikan: Zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave

Vizita e Belind Këlliçit në Washington, fokus marrëdhëniet SHBA–Shqipëri
Washington DC Gjatë vizitës në Kongresin e SHBA, u takuam me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.
Fillimisht e falenderuam kongresmenin Self për seancat dëgjimore të zhvilluara në Kongres me fokus zhvillimet në Shqipëri, si dhe për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë ndër vite.
Aleanca në NATO ka detyrime për Shqipërinë, që nuk duhet të bëjë hapa pas në funksionimin demokratik të institucioneve, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, në vlerësimin e çdo investimi të huaj në Shqipëri, dhe mbi të gjitha në luftën me tolerancë zero ndaj pastrimit të parave të pista.
Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE.

