Këlliçi: Dihet halli i atyre që kundërshtojnë transportin falas, bëhet nëse nuk vidhet me incineratorë

Këlliçi: Dihet halli i atyre që kundërshtojnë

Përmes një statusi në Facebook, kandidati i Berishës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi shkruan se disa po kundërshtojnë transportin falas dhe cilësor.

Ai shton se ai do të afrojë falas, cilësor e të sigurt sepse Bashkia i ka mundësitë nëse nuk vjedh, nëse nuk çon 41 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston.

Këlliçi: Unë e kuptoj që disa janë gati të numërojnë 1 milion pemët e Veliajt në qytetin me ajrin më të ndotur në rajon e më gjerë, e nga ana tjetër të kundërshtojnë transportin falas, cilësor e të sigurt për banorët. Dihet halli i tyre.

Unë jam për njerëzit e shqetësimet reale. Transportin publik e përdorin ata që kanë më pak mundësi, më pak te ardhura, që janë më në nevojë. Dhe unë do ta ofroj falas, cilësor e të sigurt sepse Bashkia i ka mundësitë nëse nuk vjedh, nëse nuk çon 41 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston.

EMISIONET