Kandidon në Tiranë, por mendon për Beratin, Bejko: Kemi hartuar dosjen për ta bërë Beratin pjesë të UNESCO-s

Kandidon në Tiranë, por mendon për Beratin, Bejko: Kemi hartuar

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Roland Bejo zhvilloi sot një takim me ish-drejtorin e kulturës në bashkinë Berat, Kadri Kukën.

Në një postim në rrjetet sociale, Bejko vuri theksin tek bashkëpunimi mes tyre për hartimin me sukses të  dosjes për ta bërë Beratin pjesë të UNESCOS.

“Me Kadri Kukën, ish-drejtorin e kulturës në Bashkinë Berat, diskutuam për periudhën që unë kam qenë prefekt i qarkut në 2005- 2007. Më vjen mirë që edhe pse kanë kaluar vite nga ajo periudhë kolegët që kemi punuar ruajnë respekt për angazhimin tim. Kadriu ka shkruar edhe një libër, “Beratasit nëpër Botë”, ku pjesë më ka bërë dhe mua, si prefekti që bashkëpunoi me të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, në hartimin me sukses të dosjes për ta bërë Beratin pjesë të UNESCO-s”, shkruan Bejko.

Pas këtij takimi, Bejko ka nxituar për në rriugët e kryeqytetit ku ka vijuar fushatën e takime në njësinë 5 në kryeqytet.

“Bashkë me ekipin zhvilluam disa takime me qytetarë dhe banorë të njësisë 5 në kryeqytet.

Ndihem mirë që qytetarët janë të dijeni të pikave tona të programit, sidomos për ekonominë dhe arsimin”, shprehet Bejko teksa publikon dhe pamje nga takimet e sotme.

roland bejko bejko

EMISIONET