Kandidat i mundshëm i opozitës për garën në Tiranë, Haçkaj: Gjithmonë gati për të bërë diçka të mirë për vendin tim
Florian Haçkaj, i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, nga diaspora për Shqipërinë e Lirë, shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në vendin e tij dhe vlerësimin për mbështetjen që ka marrë deri tani nga disa qytetarë.
"Jam ndjerë i nderuar dhe i vlerësuar. Padiskutim është një diçka që unë gjithmonë i kam pasur sytë pas, ose si me thënë dhe ju e dini që jam shumë aktiv në jetën në Shqipëri.
Ndihem i vlerësuar dhe jam ndjerë në ditët në vazhdim nga qindra mijëra mesazhe që kam marr si nga Diaspora si nga Shqipëria që shprehin gadishmërinë për të ndihmuar, por jemi në fazat fillestare, nuk është asgjë konkrete.
Deri më sot kanë qenë ide, propozime dhe falënderoj ato që i kanë nxjerrë këto ide, por gjërat duhen bërë konkrete në mënyrë që kushdo që të jetë në këtë dispozicion të marrë një vendim.
Më kanë pyetur a jam gati. Unë gjithmonë kam qenë gati për të bërë diçka të mirë per vendin tim", u shpreh Haçkaj.

