"Jo të gjithë në thes"/ Lustracioni, Alibeaj: Të gjykohen aktet e ish-Sigurimsave

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për garantimin e pastërsisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, deputeti Enkelejd Alibeaj tha në Komisionin e Ligjeve se hapja e dosjeve dhe lustacioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve.

“Ajo që unë doja të thoja është fakti që kur bëhet fjalë për dekomunistizim, për procesin e dënimit të diktaturës komuniste, e mira por edhe praktika e Europës lindore do të duhet të sjellë një paketë të plotë. Nuk kemi sjellë pjesë të vogël projektligji por paketë të plotë. Përveç ligjit të hapjes së dosjeve kemi paraqitur edhe një projektligj tjetër për burgun e Spaçit dhe për propagandën komuniste e i fundit është ky.

Besoj që është e udhës që për çështje të ndëshkimit publik. Për hapjen e dosjeve, jo vetëm publiku duhet të njihet për atë që ka ndodhur në dosjen e ish Sigurimit por edhe institucionet të reagojnë. Ajo që do të doja të thoja është që kurrsesi nuk duhet që ligje kaq të rëndësishme të shndërrohen në akte të luftës politike. Ligje si hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve. Ky ka qenë gabimi historik që është bërë gjithmonë. Është detyrim ndaj së shkuarës, por mbi të gjitha detyrim i së ardhmes.

Mos e bëni siç e bëtë me hapjen e dosjeve disa muaj më parë, e mbi të gjitha ajo çështje që ju vuri në lëvizje për hapjen e dosjeve, të çohet deri në fund, për të treguar seriozitetin tuaj(dhe të Autoritetit të dosjeve. Edhe personazhi i skandalit McGonigal, Agron Neza nuk është gjë tjtër veçse një ish sigurims.”, tha Alibeaj.

"Jo të gjithë në thes"/ Lustracioni, Alibeaj: Të

Ai shtoi se procesi i lustracionit të mos jetë kolektiv ku futen të gjithë në një thes, por të gjykohen aktet dhe veprat që kanë bërë ish Sigurimsat.

“Procesi i lustracionit të mos jetë kolektiv ku të gjithë futen në një thes se do të ishte përsëritje e proceseve gjyqësore politike që Sigurimi i Shtetit bënte në atë kohë dhe ne sot duhet ta dënojmë. Instrumenti që duhet të zgjedhim duhet të jetë i profilizuar. Në këtë projektligj kemi bërë këtë zgjedhje, s’do të mjaftonte thjesht të ishe i skanuar diku si bashkëpunëtor ose spiun i Sigurimit të Shtetit, duhet të vërtetohen aktet konkrete që ke bërë në atë detyrë. Kjo është një risi që duhet përshëndetur. Nuk gjykojmë vetëm njeriun, por aktet, veprat, pasojat. Kemi parashikuar një proces. Çdo i zgjedhur, deputet, inistër, anëtar i administratës, t’i nënshtrohen procesit pa bërë shqyrtim kolektiv dhe pa konkluduar se cfarë ka bërë kush”, tha deputeti Enkelejd Alibeaj.

EMISIONET