“Jeni mashtruesa” - Debat i ashpër mes Kasos dhe Currit: Votuat që Rama të shkojë në Uashington

“Jeni mashtruesa” - Debat i ashpër mes Kasos dhe Currit: Votuat

Ratifikimi në Kuvend i projektligjit për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump, ka shkaktuar debat në studion e emisionit “Top Story”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se opozita nuk ka votuar për që Shqipërinë ta përfaqësojë kryeministri Edi Rama, por vetëm për ratifikimin e projektligjit në parim, sipas parashikimeve kushtetuese.

Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri theksoi se ftesa zyrtare i ka ardhur kryeministrit Rama dhe se, pavarësisht qëndrimit të opozitës, ai do të udhëtojë drejt Uashingtonit.

Ivi Kaso: Është e pavërtetë të përsërisësh për të çuar Ramën në Bordin e paqes apo në Uashington. Kemi votuar projektligjin në parim, pastaj nen për nen ai bën çfarë të dojë. Amendamentet tona që shprehnin kundërshtimin tonë u votuan kundër. Kjo marrëveshje për të kaluar donte vetëm 71 vota që PS i ka, por votat tona ishin qëndrim.

Arjan Curri: Ftesa ashtu ka ardhur. Ju keni votuar që ftesa të ndryshohet, që ftesa të dërgohet ndryshe se s’po iu kuptoj?

Ivi Kaso: Ne votuam për të ratifikuar që Shqipëria të përfaqësohet siç e parashikon Kushtetuta. Republika bën përgjigjen siç i takon. S’po merremi me ftesën, ne votuam që përgjigja të jetë ashtu siç e kërkon Kushtetuta. Dhe ju e filluat emisionin me cinizëm dhe me gënjeshtër që kemi votuar për të çuar Ramën përfaqësues. Un po i përgjigjem gënjeshtrës tuaj

Arjan Curri: E keni votuar me qejf të madh madje dhe Rama do shkojë në Uashington, doni apo s’doni ju. Të enjten votuat pro dhe të shtunën e votuat për të shkuar në Uashington. Jeni mashtrues.

EMISIONET