“Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik”- Begaj takohet me Tajanin: Shqipëria, e angazhuar për integrimin në BE

“Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik”-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me Zëvendës Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani.

Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvendësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falenderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti e siguroi zv.kryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin  në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

EMISIONET