“I ikin policisë, por jo vdekjes”, Andoni: Politika në Ballkan e ka humbur betejën me emigrantët e paligjshëm
Shpresa për të kaluar nga kufiri grek përmes Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përfundoi në tragjedi.
7 klandestinë të huaj dhe drejtuesi i mjetit humbën jetën kur makina fluturoi nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit. Ngjarja ndodhi në orën 4 të mëngjesit, kur tentativa e trafikut u zbulua nga policia.
Pikërisht rikthimi i trafikut të emigrantëve të paligjshëm ishte pjesë e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma.
Për analistin Ben Andoni qeveria sot duhej të i kishte një qasje empatike për këtë ngjarje të rëndë.
“Niveli i kontrollit në struktura të ndryshme të kufirit, ku përveç policisë monitorohet edhe nga autoritete evropiane, por kjo është një betejë e humbur e gjithë Ballkanit, jo vetëm të Shqipërisë. E njëjta situatë është në Beograd, po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.
Problemi jonë është fakti se Shqipëria po boshatiset, dhe kontrolli i territorit bëhet më i vështirë pasi nuk ka njerëz që mund të bëjnë evidentimin lokal.
Në mendimin tim është e organizuar e gjithë kjo, por duhet t’ju them se politika e Ballkanit është diçka e humbur, pasi emigrantët nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri, por duan ta përdorin atë për kalimin.
Mendoj se policia duhet të jetë më e përgjegjshme me veten dhe të pranojë se disa situata janë përtej tyre”, u shpreh ndër të tjera, analisti Ben Andoni.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË