Fatkeqësia me 8 viktima, Boçi: Shqipëria, vend i trafikut të qenieve njerëzore, pasi pjesë e bandave janë dhe shtetarët
Shpresa për të kaluar nga kufiri grek përmes Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përfundoi në tragjedi.
7 klandestinë të huaj dhe drejtuesi i mjetit humbën jetën kur makina fluturoi nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit. Ngjarja ndodhi në orën 4 të mëngjesit, kur tentativa e trafikut u zbulua nga policia.
Pikërisht rikthimi i trafikut të emigramntëve të paligjshëm ishte pjesë e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Ora e Betit” në “Ora NeWs” të moderuar nga Beti Njuma.
Nënkryetari i selisë blu, Luçiano Boçi theksoi se kemi të bëjmë me me një trafik që xhirojnë me miliona euro.
“Si hyjnë? Sigurisht që ne jemi një vend që gjoja ka një lloj kontrolli, por që nuk ka kontroll policor mbi të gjithë territorin.
Dhe kjo prezencë të paktën në pikat hyrëse dhe dalëse të territorit duket qartazi që nuk funksionon. Madje, rezulton të jetë i përfshirë në trafik përderisa numri është i tillë.
Dhe përderisa rezulton se kalimi i këtyre emigrantëve bëhet me bekimin e forcave të rendit, apo të atyre që e kanë në dorë përballimin e këtij fluksi emigrantësh.
Përderisa Shqipëria preferohet, pyetja është pse? Dhe kjo siç thashë, sepse këtu nuk ka kontroll, dhe sepse strukturat e përfshira në luftë kundër këtij fenomeni janë tërësisht të korruptuara.
Sepse ardhja e tyre ndodh në bazë të informacioneve që ata kanë që kjo ndodh në Shqipëri, ndaj preferohet vendi ynë si rrugë kalimi.
Ngjarja e sotme është tragjike por edhe pas saj. Pasi këta njerëz të vdekur nuk kanë emra, identitet apo kombësi dhe duket se shteti nuk di asgjë dhe nuk bën asnjë mea culpa për këtë ngjarje ku vdesin 8 njerëz.
Dhe shqetësimi që i shtohet kësaj është si do bëhet menaxhimi dhe kontrolli i atyre emigrantëve që do vinë nga Italia në këto kushte?”, u shpreh ndër të tjera Luçiano Boçi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË