Berisha: Të premten në orën 11:00 të gjithë në protestë para Bashkisë së Tiranës!
Gjatë fjalës në tubimin qytetar, ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë thirrje që të premten në orën 11:00 të gjithë qytetarët të mblidhen në protestë tek Bashkia e Tiranës kundër Erion Veliajt.
‘Nxirreni hajdutin Veliaj për zverku’, tha kryedemokrati, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.
A ka poshtërim më të madh për Tiranën?
A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.
Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.
Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.
Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës.
Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.
Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.
Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia.
Belindi e kapi me hotel në dorë, me vjedhje në dorë. Sulm kundër tyre për dinjitetin e Tiranës, për dinjitetin tuaj.
Sulm gjer në fitore!
Miqtë e mi, një rrjet drejtorësh që bënin tendera për ndërmarrjet e tyre, që i fitonte tenderat e bashkisë ndërmarrja e tyre, siç donin ata vetë, që ndërtonin hotele në Durrës dhe Dhërmi. Një rrjet i tmerrshëm merimange, haptas padronë, pa dorashka, pa asgjë. Në sulm, në sulm, në sulm! Në sulm!
Olsi Rama, hiq dorë nga 37 mijë metrat, se atje do e kesh popullin edhe ti. Hajdut! Në qoftë se populli nuk e merr në dorë, a e keni vënë re ju se çdo ditë Edi Rama poston grabitjen 4 miliardëshe në Portin e Durrësit.
Demokrate dhe demokratë të Durrësit, në këmbë në mbrojtje të pasurisë së Durrësit. Ora nuk pret, ora na thërret të përballemi me hajdutët që po e shkatërrojnë Shqipërinë.
Miqtë e mi një demokrat më thoshte se hoteli në Durrës është i Olsi Ramës dhe Erion Veliajt. I them unë: a ke ndonjë dokument për këtë punë?
Dëgjojeni mençurinë e tij. Dokument nuk kam, por kam qenë aty dhe më kanë thënë punëtorët. E dyta, po injorojnë edhe punëtorët. Po si ka mundësi, tha, cili është ai kryeministër në botë që mund t’i japë status strategjik një njeriu me një ndërmarrje me një punëtor, pa bilanc të ndërmarrjes së tij. Atëherë ai e bën për veten e vet.
Të fillojmë pra të premten, të mbështesim aleancën fitimtare. Çështja e teatrit është kauza e fitimtarëve.
Nuk braktiset kurrë! Por këto që dëgjojmë, këto që shohim janë absolutisht kazus për të gjithë mosbindjen civile dhe betejën fitimtare tonë. Erion o horr, mos u duk më në bashki. Jep dorëheqjen menjëherë.
Së fundmi miqtë e mi, dy fjalë për ata të cilët më falni, po nuk dua t’i fyej, por bëjnë gjithë ditën Skap, Skap, Skap, e kuptoni vetë ju.
T’ju pyes njëherë një gjë o zotërinj që u ka ngelë Skapi në gojë: këta drejtorë a nuk janë një grup i organizuar kriminal? A nuk janë një organizatë e organizuar kriminale? A nuk kaluan paratë e drejtorive tuaj tek sipërmarrja 5 D? Janë apo nuk janë ju që thoni Skapi bëri punë.
Skapi nuk bëri punë, por bëri poshtërsi. Se Skapi duhet t’i akuzonte ata për grup të strukturuar kriminal. Po a e dini pse nuk i akuzon dot? Se do thonë ata që hoteli është i Lal Vjedhësit, nuk është i imi.
E dini se ç’do thonë se atë statusin e investitorit strategjik e pagoi Lal Vjedhësi me dy-tre kate te Edi Rama. Tani t’i pyesim pak skapistët e Edi Ramës: Po ju a keni marrë në atë hotel ndonjë dhomë a ndonjë gjysmë kati që silleni në këtë mënyrë? Turp të keni! Turp të keni! Turp të keni!
Duke e mbyllur, edhe njëherë ftoj shqiptarët ditën e premte tek bashkia. Çlirimi i saj nga hajdutët, llumi, fundërrinat, rikthimi i bashkisë te qytetarët. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos i prit aty qytetarët. Fitore, fitore, fitore! Rroftë protesta, rroftë mosbindja civile. Rroftë fitorja!
Të premten në ora 11:00, të gjithë të mbështesim aleancën për dinjitetin, aleancën për qytetin, për teatrin, kundër vjedhjes Aleancën e fitores! Faleminderit!