HISTORI KORRUPSIONI/ Skandali "Veliaj", 13 akuzat për 5 vepra të rënda penale që flasin vetë

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që prej më shumë se një viti ndodhet në qelitë e Burgut të Durrësit është një rast i pastër skandali politik e jo vetëm.
Elementi kyç i gjithë çështjes është fakti që Veliaj përballet me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, që janë ngritur ndaj tij në përfundim të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Akuzat ndaj Veliajt lidhen kryesisht me korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Më konkretisht, cilat janë 13 akuzat për 5 vepra të rënda penale:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Hetimi përfshiu gjithashtu edhe bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, bashkëpunëtorët e çiftit, me veprime e mosveprime të dyshimta. Përfitimet e Xoxës si bashkëshorte e kryebashkiakut shkonin në miliona para e fonde me OJF, prona të shumta, por edhe shpenzime marramendëse për veshmbathje e bizhuteri.
13 akuzat ndaj Erion Veliajt janë dëshmi e pastër e parregullsive, mungesës së transparencës, abuzimit me paratë publike, por edhe me besimin publik.
Pavarësisht faktit se çdo individ konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet e kundërta, fakti që një kryebashkiak përballet me një numër kaq të madh akuzash, me hetime, prova e materiale voluminoze që i mbështesin këto akuza, përtej pretendimeve, lobimeve dhe artikujve në mediat e tij, e teksa prej 7 muajsh po shtyn gjyqet dhe nuk përballet me drejtësinë, atëherë 13 akuzat e rënda për 5 vepra penale flasin vetë./CNA



