“Herë ma sillte Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjeli si lab”, Bido - Nokës: Dules i prishe punë...Kam qenë si gazetar. Kuksianët i bëre me prona në Sarandë
Deputeti i PD Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit sulmoi deputetin e PS Ardit Bido.
“Mbaj mend kur ma sillnin në zyrën time kur isha në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjel Dule si lab”, tha Noka duke iu drejtuar atij.
Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se ka qenë në zyrën e Nokës vetëm një herë, si gazetar për t’i marrë një intervistë.
“Replika ishte ndaj zotit Noka. I dëgjoj me vëmendje kritikat tuaja, (Të Peleshit). Përvoja nuk është i vetmi tregues, dhe këtë te tregoi zoti Noka. Ai gënjeu. Kam qenë një herë te zoti Noka për ta marrë në intervistë. Skam qenë asnjëherë me politikanë. Madje i prish punë dhe zotit Dule, se nuk e kam takuar kurrë. Ka qenë në vitet kur PD ishte në pushtet, ku të gjithë duhej të shkonin në zyrën e tij dhe të bëheshin drejtorë. Më pas bëheshe me prona dhe apartamente. Kuksianët e tij dilnin zot me prona në Sarandë. Politika nuk bëhet me kalqe”, tha Bido.

