"Hajde hajde, ta tregojë unë"/ Klevis Balliu tensionohet në Gjykatën e Tiranës, deputeti tenton të hyjë brenda ambienteve

"Hajde hajde, ta tregojë unë"/ Klevis Balliu tensionohet

Një incident është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për protestuesit e arrestuar pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike.

Sipas avokatëve mbrojtës, një burrë ka provokuar protestuesit dhe për këtë arsye është shoqëruar nga Policia për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili i drejtohet personit në fjalë me fjalor ofendues, duke e cilësuar atë si provokator, ndërsa tenton të hyjë në ambientet e gjykatës.

Policia ndërhyri duke shoqëruar personin e përfshirë në incident, ndërsa situata u normalizua pas disa minutash.

Në përfundim të seancës, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 personat e arrestuar, duke i lënë ata të lirë.

Avokatët e mbrojtjes e cilësuan arrestimin e tyre si të paligjshëm.

Deputeti Klevis Balliu i quajti akuzat ndaj protestuesve shpifje dhe deklaroi se Policia do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

 

EMISIONET