Gonxhja në Ora News: Qershori ra pikiatë/ Ministri flet për shifrat alarmante të turizmit dhe protestat

Gonxhja në Ora News: Qershori ra pikiatë/ Ministri flet për

“Numrat janë alarmantë”-ka thënë ministri i Turizmit në një intervistë për Ora News.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në një intervistë për Ora News, argumentoi përmes shifrave ndikimin, sipas tij negativ, të protestave në sezonin turistik.

Sipas të dhënave të prezantuara prej tij, muaji qershor shënoi një rënie të ndjeshme të treguesve në disa sektorë të turizmit.

“Qershori ra pikiatë...”-u shpreh ministri. 

Gonxhja tha se pasiguria e krijuar në vend ka ndikuar në largimin e turistëve dhe në ndryshimin e planeve të pushimeve edhe për shqiptarët.

Teksa pranoi se standardet dhe shërbimet kanë nevojë për përmirësime në aspektin institucional, ai u ndal edhe te sfidat sociale që ndikojnë në zhvillimin e sektorit.

“Toka ime, një mik këtu, një mik atje...”-shtoi ai.

Gonxhja kritikoi edhe rolin e bashkive, duke i konsideruar ato pjesë të përgjegjësisë për problematikat që shfaqen në menaxhimin e turizmit.

Në lidhje me strategjinë për promovimin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar, ministri përmendi edhe organizimin e koncerteve të mëdha si një mënyrë për të rritur interesin e turistëve.

“Si shembujt e tjerë në botë, Malta etj.”-përmendi ministri.

Për debatin mbi financimin me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit për koncertin e Kanye West, Gonxhja tha se rezultatet ekonomike do të tregojnë se të ardhurat do të jenë më të larta se shpenzimet.

“Do të shikoni shifrat, më shumë hynë sesa dolën.”-shtoi Gonxhja.



 

EMISIONET