GJYQI PËR ÇIFTIN VELIAJ-XOXA/ Dado: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit. Procesi të vijojë edhe në mungesë të tyre

GJYQI PËR ÇIFTIN VELIAJ-XOXA/ Dado: Gentian Sula dhe Shkëlqim

Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme seanca e parë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erjon Veliaj, bashkëshortes se tij Ajola Xoxën, etj.

Ndaj tyre rëndojnë 13 akuza penale si: korrupsion shpërdorim detyre, pastrim parash etj.

Lidhur me gjykimin në themel ndaj çiftit Veliaj - Xoxa dhe 28 të pandehurve të tjerë, është paraqitur në seancë dhe miku i Veliajt, biznesmeni Elman Abule.

“Vetë Kryetari i bashkisë Tiranë Erjon Veliaj nuk ishte prezent, e po ashtu as bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Erjon Veliaj i ka dërguar shkresë Gjykatës duke thënë se: “Nuk dua të paraqitem në këtë seancë”.

Ajola Xoxa ka marrë dijeni për seancën, por vetë nuk është e pranishme duke u përfaqësuar në sallë me avokatin Maks Haxhia.

Ai ka deklaruar se, Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë.

Pjesë e grupit të Veliajt janë 30 persona dhe kompani të cilët kanë bashkëpunuar ndër vite me Veliajn për fondet e bashkisë.

“Ora News” kishte depozituar një kërkesë për të futur kamera ne seancën gjyqësore, por është rrëzuar, pasi i pandehuri Elman Abule refuzoi të filmohet.

Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme përfaqësohet në këtë seancë vetëm nga prokurori Olsi Dado”, raporton për “Ora News” gazetari Edison Vatnikaj.

DEKLARATAT E PALËVE NË GJYQ

Avokatja kryesisht e Veliajt: “Të pandehurit Erjon Veliajt nuk iu dhanë dokumentet as me seancë paraprake. Të mbrojturit prej meje t’i jepen dokumentet që të jetë prezent seancën tjetër. E kam takuar dy herë Veliajn dhe një herë tjetër që shkove ishte me surume”.

Avokatet e Xoxës: “Ajola është në pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur, pasi është shtatzënë dhe ia ka ndaluar doktori për të lëvizur”.

Prokurori Ols Dado për mungesat e të pandehurve në seancë: “Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha edhe pse kanë marrë dijeni bëhen pengesë për vijim e gjykimit. Në lidhje me kërkesën e Veliajt, qëndrimi i SPAK-ut është se Veliaj është njohur me aktet, si avokatët edhe vetë i pandehuri. Në lidhje me ato që kanë marrë dijeni dhe nuk janë në sallë gjykata të vijojë edhe në mungesë të tyre”.

Në përfundim, nisur nga kjo situatë, GJKKO vendosi të shtyjë seancën e parë të themelit ndaj Erjon Veliajt dhe 29 personave dhe kompanive të lidhura me të.

GJKKO vendosi që seanca e radhës do të mbahet më 23 mars, në orën 14:30 dhe shkak i këtij vendimi ishte pikërisht mungesa e disa të pandehurve, si vetë çifti famoz Veliaj-Xoxa, si dhe avokatëve.

ARRESTIMI I VELIAJT

Kujtojme se Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Ndërkohë kërkesat e njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve.

EMISIONET