Gjylameti: E gatshme për sfidën në Tiranë, synojmë mandatin e katërt. Nuk është e lehtë...
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, foli për sfidën e saj në betejën elektorale për Tiranën, duke e cilësuar atë si një garë të vështirë, por njëkohësisht një mundësi për të tejkaluar barrierat dhe për të arritur objektivin e përbashkët.
"Është një betejë e cila nuk është një sfidë e lehtë. Besoj se është një sfidë mjaft e vështirë, qoftë se për herë të parë kemi këtë, një pjesë e mbyllur e një pjesë e hapur.
Me përgjegjësinë vjen dhe motivimi. Unë ndryshe nga një pjesë e mirë do kisha surprizë në qoftë se do të isha në listën e mbyllur, jo në listën e hapur, duke menduar gjithë llogjikën sesi është ndërtuar ekipi i Tiranës.
Do ishte surprizë nëse do të isha në të mbyllurën dhe do të dilte jashtë asaj llogjike që ka patur në bazë të cilës është ndërtuar lista.
Nuk mendoj që do të jetë një sfidë që nuk do ta tejkaloj, jam mësuar me sfida.
Në këtë rast fillojmë kuptojmë dhe një sërë të elementëve të karakterit njerëzor kur bëhet fjalë për pjesën e kolegëve sepse sfida duke qenë e tillë bën që edhe të thyen disa barriera.
Në anën tjetër mendoj që ajo që do të na bashkojë të gjithëve shumë më tepër se ajo që do na ndaj do të jetë në funksion të objektivit të përbashkët, që t'ia dalim të marrim këtë mandat të katërt", u shpreh Gjylameti.

