Gjokutaj në mbështetje të kandidatit të opozitës: Belind Këlliçi, fitues i paralajmëruar

Gjokutaj në mbështetje të kandidatit të opozitës:

Avokati i njohur njëkohësisht dhe anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë Genc Gjokutaj ka dalë hapu në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj shprehet se Këlliçi është një fitues i paralajmëruar, dhe i fton kryeqytetasit ta mbështesin atë për të kthyer shpresën në Tiranë.

“Belind Këlliçi është fitues i paralajmëruar, sepse forca e tij dhe e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e bëjnë Erion Veliajn dhe Rilindjen humbës shumë më shpejt se sa këta humbës të pashpresë ta kthejnë Belindin kundërshtar në një shëmbylltyrë të tyre!

Me Belindin për të shpëtuar Tiranën!

Me Belindin për të kthyer shpresën në kryeqytet!

Me Belindin që të jemi me kokën lart dhe krenarë para së ardhmes!

Bashkë Fitojmë!”, shprehet në reagimin e tij, avokati Genc Gjokutaj.

EMISIONET