Valë aplikimesh për startup-et shqiptare/ Rama: Dyfishim buxheti nga 3 në 6 milionë euro për programin “Startup Albania”

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit të tij të përjavshëm Flasim, u ndal te zhvillimi i programit për startup-et dhe rritja e mbështetjes financiare për të rinjtë.

Ai solli në vëmendje dyfishimin e fondit për programin “Startup Albania”, i cili nga 3 milionë euro është rritur në 6 milionë euro, si pasojë e numrit në rritje të aplikimeve.

Sipas të dhënave të programit, në nisje janë regjistruar më pak se 100 aplikime, ndërsa këtë vit numri ka kaluar mbi 1200 aplikime, duke krijuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për financim.

Përballë këtij trendi, është vendosur zgjerimi i mbështetjes financiare, me qëllim që programi të përballojë kërkesat në rritje dhe të vijojë të mbështesë idetë e reja të të rinjve.

Në komunikimet me aplikantët, është bërë e ditur se nëse trendi i rritjes së aplikimeve vijon, edhe financimi do të përshtatet në të njëjtën linjë, duke ruajtur ritmin e zgjerimit të programit.

 

EMISIONET