Dh*na me a*më trondit New York-un/ Katër të mitur të pl*gosur gjatë festimeve të Pavarësisë

Të paktën tetë persona, mes tyre katër fëmijë, janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Coney Island të New York-ut, gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave amerikane, të plagosurit përfshijnë dy burra, dy gra dhe katër fëmijë të moshave 14, 12, 7 dhe 6 vjeç. Të gjithë janë transportuar në spitale për ndihmë mjekësore.
Autoritetet bëjnë me dije se shtatë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një grua 21-vjeçare është në gjendje kritike.
Policia ka gjetur një armë zjarri në vendngjarje, por deri tani nuk raportohet për arrestime. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë.

