PENSIONISTET MARRIN BONUSIN/ Shtesa për të moshuarit arrin në 3.9 miliardë lekë

Ka nisur shpërndarja e bonusit për pensionistët. Sipas vendimit të qeverisë, përfitues janë 11 kategori qytetarësh, ndërsa pagesa po kalon në llogaritë bankare së bashku me pensionin.

Bonusi përfshin pensionistët e pleqërisë, të invaliditetit, përfituesit e pensionit familjar dhe atij social, si edhe ish-punonjësit e minierave, ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, përfituesit e pensioneve suplementare, pensioneve të posaçme dhe kategorive të tjera të parashikuara në vendim.

Pensionistët e vlerësojnë këtë nismë të qeverisë, por shprehen se shuma mbetet e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe kërkojnë mbështetje më të madhe financiare.

Për zbatimin e këtij vendimi, qeveria ka akorduar një fond prej rreth 3.9 miliardë lekësh. Pagesat do të vijojnë gjatë gjithë muajit korrik. Në rastet kur bonusi nuk tërhiqet brenda këtij afati, ai mund të merret deri më 31 dhjetor 2026, pas së cilës e drejta e përfitimit parashkruhet.

EMISIONET