Përplasje në Divjakë-Tre Urat/ “Toyota” dhe “Audi” përfshihen në aksident "kokë më kokë", disa të pl*gosur

Përplasje në Divjakë-Tre Urat/ “Toyota” dhe

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Divjakë–Tre Urat, në rrugët e brendshme të fshatit Gërmenj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në aksident janë përfshirë një “Toyota” dhe një “Audi”. Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, ndonëse segmenti rrugor është rural dhe me kufizim shpejtësie deri në 30 km/h.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë bërë manovrat e gabuara dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve në një rrugë të ngushtë fshati.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë transportuar dy prej të plagosurve drejt Qendrës Shëndetësore të Divjakës për kontroll dhe trajtim më të detajuar.

EMISIONET