Fushatë me 1 Majin, Nikolla: Rritje e pagave, për një jetesë të denjë! Mirëqenia e njerëzve të punës, prioritet i Kuvendit

Fushatë me 1 Majin, Nikolla: Rritje e pagave, për një jetesë

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, teksa përcjell mesazh me rastin e 1 Majit, nuk harron t'i kujtojë premtimet elektorale të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Sot është 1 Maj, Dita e Punëtorëve. Puna, kontributi dhe zëri i punëtorëve qëndrojnë në themel të progresit dhe rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Mirëqenia e cilësia e jetës së njerëzve të punës; puna e denjë, sidomos për gratë, vajzat e rininë; rritja e pagave; ngushtimi i hendekut gjinor e moshor në paga dhe përmirësimi i kushteve të punës janë prioritete të Kuvendit të Shqipërisë.

Përkushtimi për Shqipërinë evropiane, avancimin e reformave, drejtësinë sociale, rritjen e investimeve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe mirëqeverisjen janë investimi më i mirë për njerëzit e punës.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

EMISIONET