Shkrihen 9 gjykata e prokurori/ Nis sot zbatimi i fazës së dytë të hartës së re. Në korrik, faza e tretë mbyll Administrativet

Nga Sot, 9 gjykata e prokurori të shkallës së parë në qytete të cilësuara të vogla do të shkrihen si pjesë e zbatimit e hartës së re gjyqësore! Hetimet dhe gjykimet do të transferohen në rrethe të tjera.  Faza e tretë e reformës do të zbatohet në Korrik, kur parashikohet riorganizimi i gjykave administrative

9 gjykata dhe prokurori të shkallës së parë në rrethe do të shkrihen, Nga kjo e hënë, 1 Maj, në zbatim të hartës së re gjyqësore.

Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës, Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit.

Bashkë me gjykatat, do të mbyllen edhe prokuroritë përkatëse, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët, sikurse edhe dosjet do të transferohen në gjykatat e tjera!

Institucionet e drejtësisë nga Tropoja do të transferohen në Kukës, ndërsa ato të Matit në Dibër dhe të Pukës në Shkodër.

Gjykata dhe Prokuroria e Kurbinit do të zhvendoset në Lezhë, e Krujës në Tiranë dhe Kavajës në Durrës, e Pogradecit në Korcë.

Dosjet gjyqësore të Lushnjes do të shkojnë në Fier dhe ato të përmetit në Gjirokastër.

Godinat e gjykatave dhe prokurorive që mbyllen do të qëndrojnë të hapura për depozitimin e padive dhe për cështje të tjera administrative për qytetarët.

Në vend mbeten 13 gjykata e prokurori të shkallës së parë nga 23 që funksiononin.

Në fazën e parë të hartës së re gjyqësore të zbatuar në Shkurt, u mbullën 6 gjykatat e Apelit, të cilat janë grupuar në  gjykatën e apelit të juridiksionit të përgjithshëm

Faza e tretë që do të zbatohet në Korrik, parashikon shkrirjen e gjykatave administrative në vetëm dy të tilla, me seli në Tiranë dhe Lushnje!

Harta e re gjyqësore parashikon 16 gjykata në Total, 13 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

Reforma u argumentua si nevojë për tu ofruar qytetarëve shërbim të shpejtë dhe efikas, por shkrirja e gjykatave të rrethe u kundërshtya për bojkot disa javor nga avokatët, sipas të cilëve harta e re gjyqësore shton kostot për të marrë drejtësi.

EMISIONET