Fushata në ecje/ Këlliçi në njësinë 3: Pas 14 majit 30 për qind më shumë vende parkimi për banorët në lagjet e tyre

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës ka premtuar lehtësimin e procedurave për lejet e restaurimit të banesave. Po ashtu në takimin me banorët e njësisë tre ai shtoi se do të ulen dhe gjobat për parkimet

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, fushatën e ka vijuar me një ecje në njësinë 3 në Tiranë.

Në bashkëbisedim kërkesave të bizneseve dhe qytetarëve i përgjigjej me programin për drejtimin e kryeqytetit.

Lejet për restaurimin e banesave të tyre e deri tek problemet më personale ishin pjesë e diskutimeve certifikatat e vdekjeve.

“Ne kemi nevojë për një trotuar dhe banjpo publike”, thotë qytetari.

“Më gjej një qytet, shtet në botë me 33 mijë lekë ndihmë ekonomike mor burrë”, thotë një tjetër qytetar.

“Kam 10 vjet që capoj certifikata vdekje dhe përsëri vazhdo e faturohem”, thotë një tjetër qytetar.

Zgjidhja e parkimit të automjeteve, por edhe gjobat po ashtu u bënë temë e takimeve.

“Çështja e parkimit do të duhet të marrë një zgjidhje po ashtu pas 14 majit. Për t’i dedikuar më shumë vende parkimi për qytetarët, për të cilët do të vihen në dispozicion 30 për qind më shumë vende, në mënyrë që ata të parkojnë në lagjet ku banojnë, në komunitet pa u gjobitur. Është një shqetësim ky që prek sot pothuajse çdo familje të Tiranës”, u shpreh Belind Këlliçi. 

Edhe këtë herë Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve dhe votën e tyre për zgjedhjet e 14 majit.

Fushata në ecje/ Këlliçi në njësinë 3: Pas 14

belind këlliçi fushata zgjedhore këlliçi

EMISIONET