Meta: Igli Cara meriton mbështetjen më të fortë, u shërben të gjithë qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 12:46

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një video të Igli Carës, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit.
Meta theksoi se Igli Cara meriton mbështetjen më të fortë sepse jep zgjidhjet e munguara prej 20 vitesh dhe u shërben të gjithë qytetarëve.
Meta: Programi i Kryebashkiakut të ardhshëm të Durrësit, z. Igli Cara meriton mbështetjen më të fortë sepse jep zgjidhjet e munguara prej 20 vitesh dhe u shërben të gjithë qytetarëve.

