Rama: Do ta bëjmë Belshin shembull të ndërmarrjeve bujqësore. Dumreja, potencial i mahnitshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Belshi, Elbasan, se “do të bëjmë të mundur që Belshi të jetë një shembull i ndërmarrjeve bujqësore”.

“Potenciali në Belsh është shumë i madh, se ne këtu po ecim me energjinë e rinovueshme, me sistemin e grumbullimit dhe është një nga shembujt më të bukur të rilindjes urbane. Bashkë me Arifin do bëjmë të mundur që Belshi të jetë shembull i ndërmarrjes së re bujqësore, ku njerëzit të bashkojnë punën e dijen e tyre, jo pronat secili në tokën e vet, por të gjithë së bashku për të prodhuar me cilësi dhe për ta shitur së bashku se duke pasur sasi të madhe, je ti që e vendos çmimin dhe jo ai që vjen tek e tek siç i ha ujku delet që ndahen nga tufa”, tha Rama në takimin e zhvilluar në Belsh ku prezantoi kandidatin e PS-së Arif Tafani.

"Kjo është një ambicie që ne do ta realizojmë patjetër se Belshi duhet të bëhet pasqyrë rrezatuese e një bujqësie të re, jo thjesht prodho dhe pastaj rri e prit me ankth se kush do ta blejë, por prodho e dil në tregjet ndërkombëtare si një komunitet”.

Këtu ne duam të bëjmë gjenerataën e re të sistemit të ujitjes. Kemi bërë punë për pastrimin e kanaleve të ujitjes, por duhet të kalojmë nga kanalet tek uji që vjen me tubacion dhe çdo fermer e racionon dhe ujëmbledhësi strategjik i Thanës përdoret në mënyrë racionale jo o burra ujë përpara dhe pastaj kur fillon ujëmbledhësi bie nga niveli s’ka më ujë dhe rrinë me kokën lart”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama duke e konsideruar Belshin një potencial të mahnitshëm tha se brenda një viti këtu vijnë 150 mijë vizitorë e turistë.

Në takimin me banorë të Belshit, ku prezantoi kandidatin e Partis Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Arif Tafani, kryeministri Rama tha se “e kam njohur Dumrenë edhe më gjerë se sa qyteza këtu, bukuri të mahnitshme, potencial i mahnitshëm që më besoni vetëm sa kemi filluar ta vëmë në punë. Nëse sot jemi në një situatë kur brenda një viti vijnë 150 mijë vizitorë e turistë atëherë jo që s’bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush jetonte këtu e kishte mendjen të ikte”.

“Sot kemi njerëz që kthehen, ndaluam tek Oazi, ku Arseni një emigrant 18 vjet në Greqi ka investuar për të ngritur një strukturë mikpritjeje, është i kënaqur se punon në vendin, në punën e vet dhe fiton më shumë se si punëtor në Greqi. Të vijnë 3 mijë veta për një vakt këtu si mund të jetë e ardhmja dhe si del e sotmja për ata që investojnë kursimet e tyre”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se Arifi është shumë modest.

"Modestia është një nga tiparet e tij më dalluese dhe sot e teproi me modestinë dukë më dhënë mua merita që në fakt nuk i kam. Unë vërtet e kam pasur bindje, fiksim që ky vend duhej kthyer në destinacion turistik dhe e kam pasur këtë bindje, që kur kam ardhur për herë të parë.

Këtu ishte tmerr. Ky liqen ishte një pellg i rrethuar nga plehra, ferra dhe ku bëmë aktivitetin e parë në aksin kryesor, me demek bulevardi që ishte gjithë gropa kur erdhi Arifi që më mori diku në Pajovë dukej sikur po më merrte të më çonte në një vaki i vinte zor, më tha ’kryetar është e vështire rruga po do bësh pak durim sa të shkojmë". Që në atë moment e kam parë të ardhmen e Belshit tek ky liqen si qendra e gravitetit të një zhvillimi shumë më të madh”, nënvizoi Rama.

edi rama rama arif tafani belsh

EMISIONET