Çuçi prezanton kandidatin për Skraparin, Adriatik Mema: Do jem i gatshëm për të dëgjuar zërin tuaj!

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Skraparit në zgjedhjet e 14 majit, Adriatik Mema theksoi se “në 14 maj do të nisim një rrugëtim të ri, të gjatë dhe transformues për Skraparin”.

Në një takim me banorë të Skraparit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëherësh drejtues politik i qarkut Berat, kandidati Mema theksoi se “do të jem i gatshëm për të dëgjuar zërin tuaj, për të punuar me këshillin e ardhshëm të bashkisë në mënyrë që të marrim vendimet e duhura për qytetarët, për të mirën e tyre, për ta transformuar Skraparin gjithnjë e më shumë në ardhmen”.

“Fëmijët, mosha e tretë, partneriteti me biznesin, inkurajimi projekteve në blegtori, bujqësi, bletari do të jenë priroritete për mandatin që vjen”, tha Mema.

Mema vuri në dukje gjithashtu se promovimi i turizmit do të jetë një ndër projektet madhore.

“Ne po punojmë me qeverinë me FSHZH për të transformuar disa lokacione turistike përgjatë kanioneve duke filluar që nga Varishti për t’i kthyer atij magjinë e dikurshme”, tha Mema. Mema ftoi qytetarët që ta votojnë në zgjedhjet e 14 majit.

Çuçi prezanton kandidatin për Skraparin, Adriatik Mema: Do

EMISIONET