FOTOT/ Dalin MESAZHET! Deputetët e PD-së kundër Berishës për bojkotimin e seancës në Kuvend

Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në seancën parlamentare të së hënës ka sjellë përplasje brenda grupit të deputetëve demokratë.
Gjatë seancës, ku u diskutuan dhe u miratuan disa projektrezoluta të rëndësishme, mungesa e opozitës është kundërshtuar nga disa deputetë të PD-së, të cilët e kanë cilësuar bojkotin si një strategji joefektive.

Në biseda të bëra publike, disa deputetë demokratë kanë shprehur rezerva ndaj këtij vendimi, duke argumentuar se mosparaqitja në Kuvend nuk u shërben interesave të opozitës.
Deputetët Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku kanë qenë deputetët që kanë kundërshtuar bojkotin, duke e konsideruar një gabim.

Sipas tyre, kjo mënyrë veprimi është përdorur edhe më parë nga opozita, por nuk ka sjellë rezultatet e pritshme.

Kundërshtitë e brendshme tregojnë debatet që vijojnë në PD për mënyrën se si duhet të zhvillohet aksioni opozitar.

