Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë. Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë e Kosovës ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës për sot është 1.52 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.39 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.60 cent për litër.
Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 2 cent krahasuar me çmimin sa ishte dje 1.50 euro-centë, përcjell KosovaPress. Derisa më 25 qershor, çmimi i naftës pati rënë në 1.36 euro-centë.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.
Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik – si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë. /KosovaPress

