VIDEO/ "Nami" në Lezhë, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

VIDEO/ "Nami" në Lezhë, policia kontrolle për nivelin e

Policia e Lezhës gjatë ditëve të fundit, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike, ka zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në terren.

Sipas policisë, në kuadër të këtyre kontrolleve me matës të zhurmës janë testuar ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonën turistike të Shëngjinit, për të verifikuar respektimin e nivelit kufi të lejuar të zhurmës.

Policia bëri me dije se matjet e kryera, në përputhje me procedurën standarde të parashikuar për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Paralelisht me matjen e nivelit të zhurmës, strukturat e Policisë kanë kontrolluar edhe respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona ose qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

EMISIONET