(FOTO) MBLEDHJA E SOCIALISTËVE/ Spiropali përfundon në një rresht me Zegjinen dhe Braçen, çfarë s'është parë nga takimi i PS?
Prej orës 11:00 po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku marrin pjesë deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe disa drejtues institucioni, mes tyre edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura dhe pa media, por nga pamjet që ka publikuar vetë PS shihet se deputetët Elisa Spiropali dhe Erion Braçe janë ulur në pjesën e pasme të sallës, larg kryeministrit Edi Rama.

Të dy janë të njohur për qëndrimet kritike brenda grupit socialist.
Më herët, Spiropali pati një përplasje me drejtuesin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, për mungesën e saj në seancën e 12 marsit ku u diskutua imuniteti i Belinda Ballukut.
Ndërsa Braçe ka ngritur shqetësime për krizën e naftës dhe rritjen e çmimeve që prekin qytetarët.
Mbledhja vazhdon dhe pritet të diskutojë çështje të brendshme të grupit parlamentar.


