Forumi rajonal i organizuar nga PL, Erisa Xhixho takon ish-presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviç

Forumi rajonal i organizuar nga PL, Erisa Xhixho takon ish-presidentin e Malit

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ishte i pranishëm në forumin ''Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe të nesërmes'', e  organizuar nga Partia e Lirisë.

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho ka publikuar një foto me Gjukanoviç në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe disa pjesë nga diskutimi i ish-presidentit të Malit të Zi në forum.

Postimi i Erisa Xhixhos:

????ë ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????? ???? ????. ???????????????? ????????????????????????????????????ç, ????????????-???????????????????????????????????? ???? ???????????????????? ????ë ???????? , ????ë ???????????????????????????? ???? ????????????ë ???????????????????????????? ???????? ????????????ë “???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????? ???????????????????????????????????????????????? ????ë ????ë ???????????????????????? ???????????? ????ë ????????????????????????????”, ???????????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????? ???? ????????????????????ë.

???????????????? ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????? ???? ???????????? ???????????? ???????????????????????? ???? ???????????????????????????? ????ë ???????????????????????????? ????ë ????????????????ë???? ???????????????????? ???????????????????????????????????? ????????????????????????????????
Situata në Ballkanin Perëndimor në 2024, është në opinionin tim, shumë më e keqe se sa 10 vite më përpara.

Në vitin 2014, ne kishim entuziazëm.

Mendoj se nuk është bërë asgjë serioze në fushën e reformave në 6 vendet e rajonit, dhe ne kemi vlera, që tashmë janë të ndryshme në vendet tona.

Dhe këto vlera, nuk janë të gjitha vlera europiane.

Dhe nëse ne marrim parasysh incidentet që po ndodhin, dhe që kanë ndodhur, ne përsëri kemi problemin e stabilitetit në rajonin tonë.

Duhet të kemi procese të gjalla demokratike në vendet tona, dhe të përpiqemi të shkojmë në situatën ku do të kemi qeveri kombëtare të përgjegjshme, që do të fillojnë të punojnë për diçka që ne kemi vendosur se duam ta bëjmë.

Dhe ajo që kemi vendosur 30 vite përpara është rruga drejt demokracisë, regjimi demokratik, anëtarësimi në BE dhe në NATO.
Milo Đukanović

EMISIONET