Ç’po ndodh në SPAK? Pas Ardian Çelës, në prokurori edhe deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia për “Ora News”: Erdha si person që ka dijeni për ...

Pak minuta pasi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, njëherësh dhe ish-drejtor i OSHEE-së, Ardian Çela, në SPAK është parë të futet edhe deputeti i PS-së Xhemal Qefalia.

I pyetur nga gazetari i “Ora News” Edison Vatnikaj lidhur me arsyen e thirrjes së tij, Qefalia theksoi se “është në SPAK si person që ka dijeni për hetimet”, por pa përcaktuar se për çfarë hetimesh të SPAK-ut bëhet fjalë.

Ajo për të cilën mendohet se është thirrur ligjvënësi socialist, mund të jetë hetimi i dosjes së demonstratës së dhunshme të 21 janarit të vitit 2011, të thirrur në atë kohë nga PS-ja në opozitë ku dhe mbetën 4 protestues të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ka dalë pas 30 minutash nga SPAK.

I pyetur nga gazetarët, Qefalia u shpreh se shpreson të zgjidhet çështja e 21 janarit pasi ka pasur 4 viktima.

‘’Shpresoj të zgjidhet çështja e 21 janarit, pasi ishin 4 viktima. U thirra si protestues'', u shpreh Qefalia: 

EMISIONET