Çështja "McGonigal", Açka: Amerika e ka mbyllur me Ramën pas këtij skandali, po ne do ta lëmë më Kryeministër?
Kryeministri Edi Rama shmangu sot një interpelancë të thirrur nga deputetë të opozitës, e cila e akuzon atë të jetë përfshirë në afera më ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, i vënë nën akuzë ndër të tjera dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtarë shqiptarë apo dhe të shteteve të tjera dhe se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare.
Deputetja demokrate, Flutura Açka, thotë se ky skandal është në kufijtë e tradhëtisë kombëtare.
Flutura Açka: Më thoni një rast të dytë ku kryeministri futet në të tilla spirale të shëmtuara për vendin e vet. Është në kufijtë e tradhëtisë ta bëjë një kryeministër, sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen me turp.
Për Rtv Ora, ajo beson se Amerika i ka mbyllur marrëdhëniet me të.
Flutura Açka: Amerika e ka mbyllur pas këtij skandali, nuk i intereson fare kush është Edi Rama. I intereson ndoshta institucioni i kryeministrit të Shqipërisë. Me Edi Ramën duhet trë merremi ne, do ta lëmë akoma kryeministër, do t'ja lëmë akoma Amerikës këtë njeri i cili nuk është ngopur duke patronazhuar qytetarë të thjeshtë shqiptarë, mësues. Çfarë kanë bërë këta në zgjedhje nuk ndodh askund në Europë. Nuk u doli patronazhimi i shqiptarëve deri në fruymë, do patronazhonin dhe botën. Këta kanë qenë në të tilla iluzione sa shkuan deri te një dru i shtrembër në Amerikë për ti korruptuar. Një dru i vetëm nuk e prish demokracinë, ne kemi kryeministrin dru të shtrembër dhe ai akoma nuk e di dhe nuk e kupton.
Deputetja nënvizoi se SPAK duhet ta marrë seriozisht këtë çështje.
Flutura Açka: Është një dosje e turpit. Shqipëria është sharë me gjuhë të huaj.
Lidhur me zhvillimet në PD, ajo tha se shpreson për një bashkëpunim mes dy palëve për zgjedhjet e 14 majit.
Flutura Açka: Ajo që shpresoj është të gjendet një mënyrë bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Ndoshta ka ardhur koha për një takim të dytë.