Açka konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga Berisha: E vetmja përgjigje që meriton Rama
Të shtunën e ardhshme, me 11 shkurt, opozita do të protestojë para kryeministrisë për skandalin "Rama-McGonigal" duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Deputetja, Flutura Açka, konfirmoi në Rtv Ora se do të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Berisha.
Açka: Sigurisht. Në çdo protestë unë jam e gatshme të shkoj dhe nuk ka rëndësi se nga vjen. Mjafton që është një protestë kundër këtij regjimi, kundër këtij Edi Rama i cili as nuk begenis të vijë në Kuvend. Ky njeri ka vetëm një përgjigje: Protestë, protestë, protestë. Pavarësisht se protestën mund ta thërrasë Sali Berisha. Sali Berisha është një nga demokratët më të rëndësishëm të kësaj Shqipërie dhe nuk ka asgjë të keqe. Në protestë shkohet dhe protestohet.