Ervin Salianji lë ambientet e burgut të Fierit, pritet nga mbështetësit! Ish-deputeti: U burgosa për arsye politike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë ambientet e burgut të Fierit. Salianji është pritur jashtë nga një grup mbështëtësish dhe përkrahësish të tij, mes tyre dhe deputeti demokrat Luan Baçi. 

Salianji dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ndërsa u shpreh se nga selia e PD-së do të flasë më gjatë. Ai u shpreh se ditët e qëndrimit të tij në burg janë provë e regjimit sipas tij, ku jetojmë. Ish-deputeti shtoi më tej se burgosja e tij ishte për arsye politike. 

"Vuajta 10 muaj burg për arsye politike. Për arsye se denoncova një trafikant droge. Është edhe një vetëdemaskim për të më nxjerrë në këtë periudhë. Kam pasur fitore përballë Edi Ramës në çdo zonë. Besoj se është një burim frymëzim për mijëra demokrate që do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri të inkriminuar.

Siç e dini do shkoj të falënderoj një zonë zgjedhore në fshat të Fierit për të treguar se në Shqipëri ka shembuj me besnikëri ja dalin të fitojnë. Do filloj nga ky moment. Sot do bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia. Është një betejë e fituar. Për shkak të frikës të regjimi se do humbte zgjedhjet bëri këto që bëri. Do komunikojmë në seli.

E dini që burgu nuk i urohet as hasmit. Sot kam një background tjetër e ndiej në lëkurë padrejtësinë që ndjejnë qytetarët. Nuk kam bërë burg për vjedhje, as për krim. Ka qenë për arsye politike. Denoncova një të dënuar trafikant ndërkombëtar droge dhe vuajta burg. Pasojat, një i lirë prej 7 vitesh shkoi dhe u dorëzua. Nga ana regjimit kam qenë këtu prej 10 muajsh.". tha Salianji. 

EMISIONET