"Debatova në studio, pastaj pimë kafe bashkë", Belind Këlliçi nxjerr emrin e kundërshtarit socialist që takoi pas kamerave

Belind Këlliçi, kantidati për kryetar bashkie, së fundmi ka qëne i ftuar në limuzinën e moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone', ku për herë të parë ka zbuluar shumë të pathëna nga politika.

Në nje quiz të moderatores, Belindit iu kërkua të zbulojë cilët politikan tradhëton bashkëshorten e tij, cili duhet të jetë në burg, dhe cili është më i korruptuari.

Ndër të tjera, Belindi zbuloi një emër shumë surprizues të një politikani socialist me të cilin në një studio televizive pati një debat të ashpër, ndërsa pas kamerave pinë një kafe së bashku.

Ester Bylyku: Me cilin nga kundërshtarët e tu politik ke biseduar në telefon ose ke shkëmbyer mesazhe së fundmi?

Belind Këlliçi: Me këta që janë aktiv në PS, me asnjë. Por mund të përmend një rast që me një politikan socialist, kemi patur një debat të ashpër në studio televizive dhe më pas kemi pirë një kafe të qetë dhe njerëzore së bashku. Me Ervin Bushatin. Por kjo nuk ka asgjë të keqe.

zgjedhjet e 14 majit glamour zone belind këlliçi fushata zgjedhore

EMISIONET