Elezi: Berisha nuk është më i besueshëm as për mbështetësit e vet, ka ngelur me një grup deputetësh që thjesht duan një mandat tjetër
Ish-drejtuesi i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi në një intervistë në Ora News foli për zhvillimet në kampin opozitar. Elezi u shpreh se Berisha nuk është më i besueshëm as për mbështetësit e vet dhe se Berisha ka ngelur me një grup deputetësh që me dëshirën për të marë një mandat tjetër janë futur në një qorrsokak që as vetë nuk dinë të dalin.
‘’Situata nuk është një situatë sic mund të ketë qenë më përpara. Palët e realizojnë konfliktin për shkak të një përfitimi politik. Berisha nuk është më i besueshëm as për mbështetësit e vet.
Një aksion politik me flakadanë që mbyllet brenda parlamentit humbet pikë. Berisha sa herë përballet vetë me situata të vështuira nuk është më e besueshme për anëtarët e PD.
Sic e shikoni Berisha ka ngel me një grup deputetësh që me dëshirën për të marrë një mandat tjetër janë futut në një qorrsokak që as vetë nuk dinë si do dalin’’, tha ndër të tjera Ibsen Elezi.

