"Territorialja", PS i kërkon Kuvendit të ndryshojë mënyrën e funksionimit: T'i hiqet e drejta e vetos opozitës

"Territorialja", PS i kërkon Kuvendit të ndryshojë

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh dhe vendosi t’i propozojë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit për mënyrën e funksionimit të komisionit.

Sipas propozimit, parashikohet që të hiqet pariteti i numrave në përfaqësimit politik dhe e drejta e vetos.

Sipas maxhorancës, me këtë vendimmarrje zhbllokohet veprimtaria e komisionit, e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës.

Kësisoj, porosia e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së po zbatohet nga të tijët, të cilët kanë zgjedhur që ta realizojnë duke ndryshuar mënyrën e funksionimit të këtij komisioni bipartizan.

Manziku: “Opozita nëse ka propozime le t’i sjellë”!

EMISIONET