DOKTORËT BASHKË/ Salianji mban i vetëm "Foltoren" në Lezhë: Jo parti tjetër, PD-ja shtëpia ime!

Mes dy foltoreve të zhvilluara në të njëjtën orë,Ilir Alimehmeti zgjodhi të shfaqej krah Sali Berishës në Kombinat, duke u distancuar nga Ervin Salianji me të cilin nisi një lëvizjes brenda Partisë Demokratike. Berisha tha se opozita është në një mision historik në shpëtimin e vendit, nga ajo që ai e cilëson si narko-diktaturë. Nga ana tjetër, Salianji doli i vetëm në Lezhë, duke theksuar se nuk synon krijimin e një force të re politike dhe se do të vazhdojë që të qëndrojë në PD.

Mes dy foltoresh në të njëjtën orë, Ilir Alimhemeti vendosi që të shfaqej tek ajo e Berishës në kombinat, ndërsa Ervin Salianji doli i vetëm në Lezhë.

Edhe pse e nisën bashkë “rebelimin” në PD, duket se Alimehmeti është afruar më shumë me Berishën, duke e braktisur në këtë betejë Salianjin.

Nga Kombinati, Alimehmeti bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur më 24 janar, teksa tha se PD-ja është partia e fjalës së lirë.

Ndërsa kryedemorkati Berisha theksoi se misioni i opozitës është historik dhe ka për qëllim shpëtimin e Shqipërisë nga qeveri aktuale, të cilën e cilëson si narkodiktaturë.

Edhe pse i vetem, Ervin Salianji nga Lezha e bëri të qartë nuk ka asnjë synim për të krijuar një forcë tjetër politike, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet brenda Partisë Demokratike.

Prej kohësh, Ervin Salianji ka ndërrmarrë një lëvizje brenda PD-së duke kërkuar përgjigje dhe mbajtjeje përgjegjësie për humbjet, ndërsa Berisha me të tijët e kanë cilësuar si të vetëpërjashtuar ish-deputetin demorkat.

EMISIONET