"Do fitojmë zgjedhjet" Noka: Mosbindje civile! SPAK kaps i qeverisë, Lefter Koka lojtar i blerë
Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tha se "Kurr nuk ka pasur një personalitet të lartë të shqiptarëve dhe ndërkomëbtarëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin" por kjo sipas tij ka ndodhur me Ramën.
Sipas tij "Parlamenti nuk do të ketë më vend për Edi Ramën".
Flamur Noka: Parlamenti nuk do të ketë më vend për Edi Ramën. Kur të përjashtojë gjithë shqiptarët do t'ja dalin, sa koh nuk e bën dot këtë, nuk ja del. Mediat më prestigjoze të botës e nxjerrin me fakte të publikuar se po hetohet lidhja e McGonigal me Ramën dhe jo vetëm, po hetohet dhe për afera në Kosovë, në Mal të Zi por dhe në Bosje. Është i vetmi vend Shqipëria ku thuhet afera me qeverinë dhe posaqërisht me kryeministrin. A mund të ketë një kryeminisër europian të ketë guxim e të thotë unë do të rri në karrige. Kurr nuk ka pasur një personalitet të lartë të shqiptarëve dhe ndërkomëbtarëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Sa i përket reagimit nga ana e SPAK lidhur me lidhjen mes Ramës dhe ish agjentit të FBI-së Noka tegon se nuk ka besim tek ky institucion duke thënë se "SPAK-u është bërë kaps i qeverisë".
Flamur Noka: SPAK-u është bërë kaps i qeverisë. Lefter Koka ishte lojtar i blerë. U fut në burg se nuk ishte lojtar i Edi Ramës. Po të kishte drejtësi normale duhej të ishte filluar çëshjta. Rama mund të nxijë faqen e vet por nuk ja ka borxh Shqipëria të nxijë faqen e Shqipërisë.
Çdo të thotë me Edi Ramën nuk shkojmë në zgjedhje?
Flamur Noka: Ne nuk paralajmërojmë bojkot, kemi thënë që Rama është asgjesues i votës së lirë. Rama votën e konsideron mall tregu. Ne nuk do të lejojmë që të përsëriten ne nuk është se nuk do të hyjmë në zfjedhje, ne zgjedhjet do ti fitojmë. Pas këtij skandali Rama nuk është më defacto kryeminstër i shqiptarëve. Ne do të vërshojmë në çdo rrugë, cep më cep të Shqipërisë protesta, mosbindje civile ndaj kësaj qeverie.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.