"Më vjen keq për Nikollën, e përdorin" Noka për pezullimin e deputetëve: Nga paniku për rastin e paprecedent

"Më vjen keq për Nikollën,  e përdorin"  Noka

Ditën e sotme u njoftua pezullimi për 10 ditë i 5 deputetëve të PD nga parlamenti pasi në seancën plenare të mbajtur një ditë më parë bllokuan foltoren.

Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tha se përjashtimi i deputetëve ka ardhur pasi Ramën dhe Nikollën i ka zënë paniku nga publikimi i fakteve që tregojnë lidhjen e Ramës me ish agjentin e FBI-së.

Noka u shpreh se "Më erdhi keq për Lindita Nikollë se e përdorin politikisht në mënyrë barabare".

Flamur Noka: Panik që kishte zënë Ramën dhe Nikollën dhe përjashtuan deputetët. Përjashtimi apo çdo veprim tjetër në sytë e opinionit shqiptar tregojnë qartë katandisjen. Nuk mbrohesh duke hequr nga kuvendi, duke përjashtuar kundërshtarët politik. Më erdhi keq për Lindita Nikollë se e përdorin politikisht në mënyrë barabare.

Sakaq a thotë se "se Rama përmes ish shefit të FBI-së ka futur në Shqipëri për të zhvilluar biznese me oligarkun më të afërt të Putin në kohën kur shte shpallur në saksione të SHBA".

Flamur Noka: Ajo që është e rëndë dhe e paprecedentë në historinë e politikën botërore është fakti që kurrë një kryeministër nuk ishte shkruar në histori që të korruptonte shefin e një ndër agjencive më të mëdha në botë për të minuar demokracinë në vendin e vet dhe për të gjurmuar, përgjuar, sajuar e sulmuar opozitën. Ana e dytë e kërtij skandali të paprecedentë është se Rama përmes ish shefit të FBI-së ka futur në Shqipëri për të zhvilluar biznese me oligarkun më të afërt të Putin në kohën kur shte shpallur në saksione të SHBA.

Berisha tha sot që Rama ka përdorur dhe paraardhësin e McGonigal a është e vërtetë?

Flamur Noka: Rama ka korruptuar paraardhësit e McGonigal duke e përdorur për të mbyllur çështjen babale, është ai që bëri ekpertizën e atyre audiove.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET