"Është fundi moral e politik i Ramës", Nesho: Kërkon të manipulojë ndërkombëtarët, kosto për Shqipërinë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në një intervistë për ORA Neës me gazetarin Everest Dedaj teksa po fliste për takimet informale të Ramës me ish agjentin e FBI-së tha se "Është jo vetëm fundi moral i zotit Edi Rama por dhe fundi politik i tij".
Sipas Neshos "Rama kërkon të manipulojë ndërkombëtarët, nuk është një njeri i sinqertë dhe të gjitha këto janë kosto për Shqipërinë."
Agim Nesho: Është jo vetëm fundi moral i zotit Edi Rama por dhe fundi politik i tij. Minimalisht ajo që do të ndodhë në këtë moment, në të gjitha shtetet e SHBA por dhe në vendet e demokracisë europiane, ky njeri do të margjinalizohet, nuk do të takohet në takime të drejtëpërdrejta. Opinioni publik ndërkomëbtar tashmë i sensibilizuar në çdo takim të ardhshëm do të thotë se i ka korruptuar. Ky kërkon ti manipulojë, ky nuk është një njeri i sinqertë dhe të gjitha këto janë kosto për Shqipërinë. Të gjitha këto e bëjnë të papranueshëm dhe në ndërgjegjësimin më minimal të opinionit publik është se duhet të marrë vendimmarje të rëndësishme për të mos shkaktuar traumë në integrimin europian të Shqipërisë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.