“Do dalim nga Arbitrazhi”, Vasili shpërthen ndaj Ramës: Qenit kur i vjen ngordhja shkon në xhami, fundi dihet
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se po analizohet mundësia e daljes nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit pas vendimit për çështjen “Becchetti”.
Vasili i sugjeron me ironi Ramës dhe daljen nga NATO, BE dhe rikthimin e vizave. Ai kujton një shprehje popullore për qenin që përmier në xhami.
“Çfarë mizerje Kryeministër! Rama thote do dal nga Konventa Ndërkombëtare dhe nuk do njohë as Gjykatat Ndërkombëtare!
Jo po dil edhe nga NATO, dil edhe nga BE, pastaj na rikthe edhe Vizat që të rrimë e të torturohemi dyerve të ambasadave.
Dhe pastaj me trurin e kalbur të këtij të përfundojmë që të hamë ushqimin me tollon siç na çoi Partia e Punës.
Populli për rastin si puna e këtij Ramës thotë: “Qenit kur i vjen ngordhja shkon e pëgër në xhami”, dhe pastaj fundi i qenit dihet….! Me 14 maj largojme te çmendurin”, shkruan Vasili.