Faturat e Arbitrazheve, Meta: Paguajmë ne qindra miliona euro për tekat e Ramës dhe Veliajt
Kreu i PL-së Ilir Meta pas takimit me kreun e PD-së Sali Berisha deklaroi se ata janë në koordinim për zgjedhjet e 14 majit.
Sa i takon deklaratës së Ramës për rritjen e pagave për një pjesë të sektorit publik, ai u shpreh se kjo është pjesë e mashtrimeve të përsëritura të Ramës disa javë para zgjedhjeve.
"Jemi në një koordinim të vazhdueshëm dhe perfekt në kuadër të koalicionit dhe afrimit të kësaj dite të madhe të 14 majit. Ky është një bashki për ndryshim.
Ju besoj u njohët këto dy ditë me dy lajmë: për Shqipërinë që qeveria do ti duhet ti paguajë 110 mln euro gjobë për Beketin për tekat e Ramës dhe Veliajt për të mbyllur një tv që ata nuk kontrollonin siç kontrollojnë mediat e tjera.
Dje erdhi një lajm pozitiv nga Kosova, që fitoi nëj arbitrazh të tretin për këtë vit.
Qytetarët janë mësuar me mashtrimet e përsëritura të Edi ramës, e dinë se sa falas është shëndetësia sot në vitin e 11 të qeverisjes së tij. Qyettarët e dinë Rama kujtohet për ta vetëm pak javë para zgjedhjeve. Ata numk mund të harrojnë kurrsesi se përgjegjësi kryesor për rënien e fuqisë blerëse , për koston e jetesës është vetëm Edi Rama dhe korrupsioni i tij.
Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni "Bashkë Fitojmë" dhe kandidatët tanë: ulje e taksave dhe përulësi ndaj qyettarëve çdo ditë dhe jo pak ditë para zgjedhjeve," tha Meta.
Më herët për Meta reagoi në faqen e tij në Facebook pasi Kosova fitoi për të tretën herë rradhazi në arbitrazhin ndërkombëtar.
"Qeveria e Kosovës fiton përsëri në arbitrazh ndërkombëtar për herë të tretë radhazi brenda vitit duke mbrojtur interesin publik dhe duke dëshmuar se në vendimet e saj udhëhiqet vetëm nga Ligji dhe e Drejta.
Ndërsa Qeveria e Ramës vetëm humbet në arbitrazhet ndërkombëtare duke shkaktuar dëme kolosale për qytetarët shqiptarë dhe dëmtuar rëndë besueshmërinë e vendit si një shtet i së drejtës dhe respektimit të ligjit.
Kjo ndodh vetëm për shkak të kapjes së shtetit nga një bandë të korruptuarish dhe gënjeshtarësh që duan të asgjësojnë fjalën e lirë dhe konkurrencën për të monopolizuar gjithçka në interes të kësaj pakice uzurpatore dhe në kurriz të gjithë qytetarëve shqiptarë që paguajnë kostot e kësaj papërgjegjshmërie të pafre.
Ndaj 14 Maji është dita e Ndryshimit dhe e Ndëshkimit për të rivendosur Llogaridhënien dhe interesin publik të parin.
Bashkë Fitojmë!"