Faturat e Arbitrazhit, Rama "mbron" padrejtësitë: Dalim nga juridiksioni i kësaj gjykate
Qeveria shqiptare është e vendosur të mos i paguajë 110 milionë euro biznesmenit Italian Francesco Becchetti.
Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama duke e cilësuar mashtrues thekson se do të nis një tjetër process pas humbjes së çështjes edhe në apelin e arbitrazhit. Madje një nga variantet ai deklaroi edhe mundësinë e daljës nga marrëveshja ndërkombëtare
"Në vend që të revoltohen që një kriminel i dënuar me 17 vite burg për mashtim të shqiptar arrin të çajë rrugën me një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të medha duke filluar nga java e ardhshme. Nga e cila madje ne po analizojmë dhe mundesinë e daljes fare nga ai juridiksion sepse eshte skandaloze ajo ka ndodhur", u shpreh ai.
I pyetur nëse janë bllokuar llogaritë e Shqipërisë në EuroControl, Rama shprehet se kjo tregon që shqipëria nuk ka paguar asnjë shumë për Becchettin.
"Po këta njerëz kanë shpërndarë fletpalosje që ikën 100 milionë. Ja që nuk kanë ikur. Pra ju pyesni a janë bllokuar apo jo?! Pra nuk janë fare në xhepin e mashtruesit", deklaron Rama.
Megjithatë ai shton se çështja e bllokimit ose jo të fondeve është konfidenciale.
"Është çështje konfidencialiteti. Ata që duan të dëmtojnë vendin nuk kanë pse ta ruajnë si konfidencialitet", tha Rama.
Nëse dalja nga Gjykata e Arbitrazhit do të finalizohet nga qeveria Rama, pasojat ekonomike që do të ketë Shqipëria do të jenë të mëdha sa i përket besueshmërisë së vendit për thithjen e investitorëve të huaj.
Pasi një vendimim i tillë do të thotë dalje nga marrëveshja me Bankën Botërore. Prishja e njëanshme e marrëveshjes mund ta detyrojë insticionin më të rëndësishëm financiar botëror të marrë masa ndaj Shqipërisë.
Arbitrazhi: Shqipëria t’i paguajë urgjent 110 milionë euro Becchetit
Merr fund arbitrazhi, Shqipëria duhet t’i paguaj 110 milionë euro Becchetit. Gjykata e arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian.
Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel, televizionit që u mbyll nga arroganca e pushtetit, pavarësisht dënimit që drejtësia shqiptare vendosi ndaj biznesmenit italian.
Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.
Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk kishte vërtetuar se kishte marrë dijeni për ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.
-
Abuzimet për pronat e ushtrisë, Xhaçka sërish në SPAK
7 Prill, 11:04
Çështja u hap në Gjykatën e arbitrazhit në vitin 2015, ku paditësit pretendonin se ishin viktima të një fushate të motivuar politikisht që synonte investimet e tyre në sektorët e medias, hidroenergjisë dhe menaxhimit të mbetjeve të vendit.
Fushata e supozuar përfshinte procedime penale shqiptare kundër Becchettit dhe drejtuesve të tjerë. Sipas pretenduesve, masat u nxitën nga kritikat ndaj qeverisë nga stacioni i tyre televiziv Agonset, i cili u mbyll dhe pajisjet iu sekuestruan.
Shqipërisë përveç shumës prej 110 milionë euro të vendosura në vendimin e parë, i shtohet edhe detyrimi prej 145 mijë euro si detyrime për rihapjen e çështjes.