Noka: Rama urdhëroi SPAK për të mos e hetuar për McGonigal, Sulltani i Surrelit ka kapur çdo gjë

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i PD-së, Flamur Noka u shpreh se  Rama ka urdhëruar SAPK-un për të mos hetuar çështjen e tij me McGonigal.

Ai tha se SPAK nuk guxon që të hapë një hetim kundër Ramës, pasi ai është i kapur nga kryeministri dhe shtoi se ai po punon për shkatërrimin e opozitës në vend.

Noka: Rama ka urdhëruar SAPK-un për të mos hetuar çështjen e tij. Është vërtetuar ajo që kemi thënë për reformën në drejtësi, pasi kjo drejtësisë së re, është degë e ekzekutivit. Ai i dha urdhër SPAK-ut për të mos hetuar. Kush është ai shqiptar që beson në këtë drejtësi, kur burgosesh për një parë me peshk, ndërsa për një çështje të dokumentuar nga FBI-ja, nuk guxon as të hapësh hetim. Kërkojnë dokumente nga FBI, ndërsa ata e kanë nxjerrë publikisht.

Po të kishte drejtësi këtu duhet të hetohej, sepse rastet janë pafund. Kjo gjë tregon se kemi një sulltan në Surrel, që ka nën thundër mediet dhe drejtësinë, si dhe Alibashës e kuvendin. Në demokraci të konsideron ligji dhe kushtetuta, jo Rama. Komisionet hetimore depozitohen dhe miratohen automatikisht. Por Rama nuk ka konsideratë për demokracinë dhe është vazhdim i luftës për shkatërrimin e opozitës. Kjo është përdhosje e Kushtetutës. Ne kemi dërguar edhe një rezolutë për krimet serbe në Kosovë, por ku urdhëron kukullën e tij ta mbajë aty, sepse është anti-shqiptar.

charles mcgonigal fbi rama flamur noka

EMISIONET