Diella në Dubai 'merr' çmimin ndërkombëtar/ Ibrahimaj: Një model inovativ, përkthen teknologjinë për administratën publike

Shqipëria është vlerësuar me cmimin ndërkombëtar “Future Fit Seal – Global Edition” në World Governments Summit në Dubai, falë “Diellës”, ministres së parë të bazuar në inteligjencë artificiale, duke e vendosur vendin në hartën globale të qeverisjes digjitale.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila kryeson delegacionin shqiptar në një një nga forumet më prestigjioze botërore, ku mblidhen qeveri dhe liderë për të diskutuar të ardhmen e shtetit dhe administratës publike.

Diella u vlerësua si një model inovativ që përkthen teknologjinë në zgjidhje konkrete për administratën publike.

Ibrahimaj theksoi se qeveria do të vijojë investimet në teknologji si bazë për forcimin e administratës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Në qendër të samitit dhe bisedimeve është roli i inteligjencës artificiale në rritjen e transparencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

EMISIONET