Dëshmitë për TIMS-in/ Nis me debate komisioni, Salianji refuzon kërkesën e Ballës, Gogu 'proteston', vendos kufjet

Me debate ka nisur komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”.

Shkak është bërë refuzimi nga ana e kryetarit të komisionit Ervin Salianji për të hedhur në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për të zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura.

“Ky komision është vend punë e jo spektakli.

Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor.

Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbar ti pushtetin e komisionit.

Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni.

Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin”, tha ai.

Në shenjë proteste, deputeti i PS-së Toni Gogu vendosi kufje në vesh dhe në një pankartë shkruajti: Zbato ligjin.

EMISIONET